Divorci i bujshëm i çiftit të famshëm hollivudian, Kim Kardashian dhe Kanye West do të diskutohet në serinë e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, gjë të cilën reperi nuk e ka pritur mirë. Mediat e huaja shkruajnë se Kanye nuk dëshiron që jeta e tij e dashurisë të shfaqet si një histori në “KUWTK”.
Një burim për Us Weekly konfirmoi se episodi i fundit i reality show-t do të shfaqë uljet dhe ngritjet e raportit të tyre dhe arsyet që i dhanë fund martesës 6-vjeçare.”Kardashian synojnë të dalin me një zhurmë. Ata e kanë filmuar Kim-in duke diskutuar problemet e martesës së saj”, tha një burim për mediat.
Kim dhe Kanye, të cilët kanë 4 fëmijë nisën terapinë këshilluese si një përpjekje për të shpëtuar martesën. Kriza në çifti nisi në Korrik, fushatës së parë presidenciale të stilistit Yeezy, gjatë së cilës pretendoi se çifti kishte konsideruar abortin e fëmijës së tyre të parë, North.
Edhe pse miqtë janë të befasuar që Kim ende nuk ka bërë kërkesë për divorc, ka një arsye për vonesën. Kim dëshiron që të dakordësohet për pasurinë dhe fëmijët para se divorci të paraqitet zyrtarisht. /abcnews.al