Kim Kardashian thuhet se ka planifikuar divorcin e saj nga Kanye West që nga korriku i vitit 2020 kur reperi 43-vjeçar zbuloi se po mendonte të abortonte vajzën e tyre të madhe North. Themeluesja e Skims dhe reperi 43-vjeçar nxitën thashethemet se ishin drejt ndarjes pas 6 vitesh martesë në fillim të këtij muaji.
Ndërsa spekulimet rreth raportit të tyre vazhdojnë të përhapen, një burim është shprehur se Kardashian ka kërkuar udhëzimin e “këshilltarëve të saj financiarë për të gjetur një plan daljeje që do të ishte më i miri për të gjithë familjen e saj”. 40-vjeçarja dëshiron “t’i ndajë gjërat e tyre të përbashkëta në mënyrë të barabartë”.
Sipas CelebrityNetworth, Kim ka një vlerë prej 900 milion dollarësh ndërsa reperi 3.2 miliardë dollarë. Ndër pasuritë e tyre është rezidenca në Hidden Hills, California me vlerë të paktën 60 milion dollarë, ferma e tyre në Wyoming, flota e tyre e makinave, koleksioni i saj i bizhuterive dhe kursimet e tyre. /abcnews.al