“Divorci” erdhi për pikëpamje të ndryshme mbi projektin, Interi i detyrohet Contes gjysmën e pagës

schedule17:39 - 20 Shtator, 2021

schedule 17:39 - 20 Shtator, 2021

Interi dhe Antonio Conte i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të “vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Kjo është ajo qe del nga procesverbali i mledhjes se aksionerëve të Nerazurri, i cili u zhvillua më 8 korrikun e kaluar.

Siç raportohet nga “Calcio e Finanza” i cila kishte akses në dokumente, për përfundimin e kontratës ish-trajnerit do t’i paguhet gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.

Nëse flasim me shifra, largimi i Conts i ka kushtuar Interit rreth 6.5 milion euro neto, gjysma e 13 të parashikuara në marrëveshje. /abcnews.al/