“Divorc” pas 70 vitesh, kombëtarja e Gjermanisë lë Adidas për Nike

schedule13:57 - 22 Mars, 2024

schedule 13:57 - 22 Mars, 2024

Një ndryshim i madh, pasi pas më hsumë se 70 vitesh, kombëtarja gjermane do të lërë markën e njohur Adidas dhe do të kalojë te NIKE. Lajmi u komunikua nga Federata Gjermane e Futbollit. Bashkëpunimi do të nisë nga janari i vitit 2027 dhe do të zgjasë të paktën për 7 vite.

“Partnershipi i ardhshëm do t’i mundësojë Federatës që të vazhdojë të zhvillojë detyrat thelbësore në dhjetëvjeçarin e ardhshëm në këndvështrimin e zhvillimit global të futbollit në Gjermani”, shpjegoi presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf. Holger Blask, Presidenti i Këshillit Administrativ të Federatës ndërkohë nënvizoi se “zgjedhja si partner i ardhshëm e Nike është rezultati i një gare transparente dhe jo diskriminuese”.

Akordi i ri me Nike është padyshim shumë më i leverdisshëm, me presidentin e Federatës që deklaroi. “Jemi krenarë për bahskëpunimin e ri, dhe besimin që Nike ka te ne. Falënderojmë Adidas dhe deri në 2026 do të bëjmë gjithçka për suksesin recpiprok për të cilin si ne dhe Adidas impenjohemi prej vitesh. I detyrohemi shumë sponsorit tonë teknik historik, që na shoqëron prej më shumë se 7 dekadash”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!