Divjakë, fermerët të kënaqur nga shiu, thatësira gati i falimentoi

schedule14:44 - 13 Prill, 2019

schedule 14:44 - 13 Prill, 2019

Reshjet e shiut kanë qenë bekim për fermerët në Divjakë. Thatësira e gjatë, thuajse i falimentoi, por java me reshje u ka kthyer besimin për një sezon të mbarë prodhimi.

Të gjithë kanë dalë nëpër fusha. Në Divjakë fermerët po vjelin perimet, pas javës me reshje. Me vaditje artificiale nuk ia dolën. Thatësira e dimrit u shkaktoi probleme, ndërsa ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave këto ditë u kthye në favor për ta.

Struktura ranore e tokës në Divjakë, kërkon vaditje te shpeshte, çka rrit koston.

Një javë shi u ka kursyer jo vetëm krahun e punës, por edhe miliona lekë shpenzime për blerjen e karburantit.

“Këto ditë që ka rënë lagështira kemi shumë përmirësime. S’kemi harxhime për vaditje, për karrotën, lakrën e lulelakrën. Na kanë ndihmuar”.

“Ka qenë një plus se çdo gjë zbukuron me bimë dhe kjo është plus për ne se nuk harxhohet karburant”.

Tokat e Divjakës vaditen me puse të hapura në cdo parcelë. Ndaj reshjet janë bekim për familjet bujqësore.

“Bën mirë për të gjitha prodhimet”.

“Kjo ka ndikuar në uljen kostos, se ne këtu vadisim me benzinë”.

Divjaka rrethohet nga 400 km kanale vaditës dhe kullues, por ato nuk garantojnë ujin të shkoj në cdo parcele.

Në këto rrethana tokat, në zonën me ekonominë bujqësore më të madhe në vend vaditen me pompa dhe ditët me shi u kursejnë shpenzimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!