Pushuesit po e braktisin Divjakën për shkak të mushkonjave. Kurse banorët thonë se po kalojnë një periudhë tepër të vështirë. Këtë sezon nuk është dezinsektimi i zonës dhe mushkonjat kanë vërshuar në pyll dhe në bregdet.
Atë që po u bëjnë mushkonjat nuk ua bënë as gjarpri. Pushues e banorë në Divjakë po kalojnë në depresion nga insektet . Gjenden kudo ditën, natën. Në pyll, fusha dhe bregdet.
Të gjithë janë të alarmuar. Pickimet nuk kursejnë askënd. Fëmijë, burra e gra, ankohen se mushkonjat u kanë mërzitur pushimet.
Dezinsektimi këtë vit nuk është kryer. Por bashkia e Divjakës i është drejtuar disa herë me shkresa Ministrisë së Shëndetësisë dhe s’ka marrë asnjë përgjigje.
Vetë vendorët po ndjehen keq në këtë sezon turistik. Insektet u kanë ulur numrin e turistëve në Divjakë.
Ajo që po u ndodh me mushkonjat u duket si betejë të cilën e kanë humbur. Në një situatë të tillë duken dhe qesharak.
Një vit më parë, në pranverën e 2018- ës u bë dezinsektimi i insekteve në të gjithë territorin e plazhit. Kjo është koha e luftimit të larvave të mushkonjave, pasi vonesat sjellin probleme dhe më të rënda./ABC News Albania 24/7