Djali i këngëtares Tina Turner, Ronnie, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ishte 62 vjeç. Sipas mediave të huaja, një fqinj thirri 911 dhe njoftoi se Ronnie ndodhej jashtë shtëpisë së tij dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Ndërkohë, shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.

Mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Diva e muzikës ende nuk ka komentuar për vdekjen e tij. Kujtojmë që Turner humbi katër vite më parë dhe djalin tjetër, Craig, i cili kreu vetëvrasje me armë në shtëpinë e tij në korrik 2018, në moshën 59-vjeçare.


/abcnews.al

