Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diva e muzikës greke përshëndet në shqip, në 15 shtator “ndizet” amfiteatri

schedule20:15 - 14 Shtator, 2021

schedule 20:15 - 14 Shtator, 2021

Nga Leontina Nikaj

Diva e muzikës greke Glykeria përshëndet në shqip publikun e Tiranës. Këngëtarja  e njohur  pritet të ndezë amfiteatrin më 15 shtator edhe me hitet e muzikës shqiptare. Hitet e njohura të muzikës shqiptare “Moj e bukura more“, “25 gërsheta” kënduar prej saj, pritet të ndezin amfiteatrin tek Kodrat e Liqenit

Këngëtarja përshëndeti në shqip spektatorët. “Jam shumë e lumtur që do të jem në Tiranë për koncertin tim të parë. Aktualisht jam në prova me orkestrën e drejtuar nga Dasho Kurti, ku nuk do të mungojnë edhe këngët në shqip për spektatorin  shqiptar” tha ajo.

Diva e muzikës greke, Glykeri, për herë të parë do jetë në një koncert live në Tiranë në skenën e amfiteatrit. Këngëtarja greke është e njohur edhe për kauzën e emigrantëve shqiptar, si dhe interpretimin e këngëve shqiptare edhe në Greqi.

Zëri unik dhe performanca elektrizuese e bëjnë të veçantë këngëtaren greke, por Sukniqi vlerëson edhe anën e saj njerëzore, pasi e ka takuar nga afër në një koncert live./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!