Nga Leontina Nika
Diva e muzikës greke, Glykeri , për herë të parë do jetë në një koncert live në Tiranë në skenën e amfiteatrit.
Këngëtarja greke është e njohur edher për kauzën e emigrantëve shqiptar, si dhe interpretimin e këngëve shqiptare , si 25 gërsheta.
Kryetarja e shoqatës ALB açess Open ndihet e lumtur që Glykeria do jetë me 15 shtator në Tiranë, pasi ajo ka një agjendë të ngjeshur në gjithë botën si dhe fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare.
Zëri unik dhe performanca elektrizuese,e bëjnë të vecantë këngëtaren greke, por Sukniqi vlerëson edhe anën e saj njerëzore, pasi e ka takuar nga afër në një koncert live./abcnews.al