Projekti më i fundit i Nora Istrefit është bashkëpunimi me Gjikon, “Anna” e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe që numëron më shume se 36 milionë klikime në Youtube. Këtë verë Nora nuk kishte aktive me projekte muzikore, mirëpo së fundmi ka paralajmëruar një tjetër duet që padyshim do të kthehet në hit.
“Dy zemrat” është kënga që do të bëjë bashkë këngëtaren me Butrint Imerin. Ndërkohë, Nora komentohet shumë edhe për paraqitjen e saj. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Sa t’kom dasht” ka tërhequr vëmendjen me disa poza mjaft provokative.
Nora pozon e veshur me një fustan të shkurtër, që i nxjerr në pah linjat trupore. “Diva e estradës je. Mbretëreshë je ti.”, ka shkruar një ndjekës mes komenteve të shumta. Kujtojmë, gjithashtu se Nora është përfolur se do të vijë edhe me një tjetër duet, me reperen Melinda Ademi. xh.d/abcnews.al/