Ditët e zeza të Spanjës, mjeku bën thirrje të mbrohen të moshuarit: Izolimi është shumë i rëndësishëm

schedule10:02 - 23 Mars, 2020

schedule 10:02 - 23 Mars, 2020

Në një lidhje më “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, doktor Kita Sallabanda Diaz, ka folur për situatën aktuale të shkaktuar nga koronavirusi.

i theksoi se i gjithë sistemi i spitalit në të cilin punon është në shërbim të koronavirusit dhe se është bërë një ndarje e stafit që do të trajtojë pacientët me koronavirus dhe pacientët me sëmundje të ndryshme.

Në një lidhje nga Spanja vendi në të cilin edhe ai aktualisht është i vendosur dhe punon u shpreh se personat të cilët kanë edhe sëmundje kronike janë më të rrezikuar, pika më e dobët e këtij virusi agresiv.

Një ministër i mbrojtjes i Izraelit ka theksuar që që të gjithë të sëmurët kronik dhe të moshuarit ti marrë në mbrojtje shteti, edhe ne këtë po përpiqemi të bëjmë.

“Duhet treguar një kujdes i veçantë për të sëmurët kronik, pasi ata janë më të rrezikuar. Duhet një procedurë e veçantë për mënyrën se si duhet ti trajtojmë të sëmurët. Izolimi është i rëndësishëm sidomos më të sëmurët kronikë, personat me kancer, duhen trajtuar më shumë kujdes dhe protokolle të veçanta. Gjithashtu ai theksoi se të sëmurët dhe ata që konsumojnë duhanin janë shumë më të rrezikuar.

Më tej ai tha se duhet ta lënë duhanin sepse është një faktor risku. Pirja e duhanit favorizon infeksionin.

“Tani kemi një problem të madh, të përballemi me sëmundjen më vonë të flasim për çështje të tjera”, u shpreh ai.