Legjenda e futbollit, Ronaldinho Gaucho, u arrestua pak muaj më parë pasi tentoi të futej ilegalisht në Paraguai. 40 vjeçari, me një pasaportë falso, tentoi të futet në kufinjtë e shteti amerikano-latin.
Në aeroport, Ronaldinho u kap dhe u arrestua me dy muaj burg. Pasi kreu dënimin dhe tashmë një njeri i lirë, Ronaldinho foli për ditët e kaluara pas hekurave: “Kanë qenë dy muaj shumë, shumë të gjatë. Njerëzit në shtëpi nuk mund ta imagjinojnë se si është të mos bësh gjërat që ti do dhe që je mësuar të bësh gjatë gjithë jetës.
LEXO EDHE: Ronaldinho: Nga nr. 10 më i mirë në botë, te i burgosuri nr. 194
Është një eksperiencë që do rrijë përgjithmonë në mendjen time. Mbështetja nga Barcelona? Përfundimisht, Barcelona dhe unë do të jemi të bashkuar. Është ekipi më i mrekullueshëm në botë dhe me tifozët më fantastikë”, u shpreh Ronaldinho./abcnews.al