“Ditën e shpërthimit po lidhja thasët e barutit”, dëshmon punonjësi i Gërdecit: Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra

schedule13:48 - 9 Nëntor, 2023

schedule 13:48 - 9 Nëntor, 2023

Vijon procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i marrë si i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer bashkëpunim për shpërthimin e Gërdecit.

Mes disa dëshmive, trupi gjykues ka dëgjuar këtë të enjte dëshminë e një prej punonjësve të fabrikës, Qemal Mema, i cili ka zbuluar se çmontonte fishekët, që kishin rrezikshmëri në demontim. Ai ka treguar se ditën e shpërthimit lidhte thasët e baritit dhe si pasojë, u dëmtua në kokë dhe në dorë.

Mema theksoi se ishte 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit dhe në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi.

“Më punësoi Dritan Minxolli. Çmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim. Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Punonim me mjete primitive.

Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në Spitalin Ushtarak.

Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit, në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam patur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thane se jam i siguruar, por leket i mërrja ne dorë. Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos leviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka”, tha punonjësi i fabrikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!