Ditëlindje në çadrat e vendosura në sheshin “Skëndërbej” ku prej të dielës vazhdon vaksinimi masiv.Dr. Kristina Deda është surprizuar nga kolegët në përvjetorin e saj të lindjes.
Ministrja e Shëndetësisë ka ndarë në rrjetet sociale videon nga ky moment duke e shoqëruar edhe me një mesazh.
“Ditëlindje speciale për dr. Kristiana Dedën në qendrën e madhe të vaksinimit në sheshin Skënderbej
Mjekja e palodhur jep shërbim në qendrat e vaksinimit të Tiranës që prej ditës së parë të këtij procesi të jashtëzakonshëm, në shërbim të jetës”, shkruan ministrja./mv.abcnews.al