Kim Kardashain festoi pak ditë më parë 40-vjetorin e lindjes. Mediat e huaja raportuan se ylli televiziv nuk bëri një festë në Los Angeles, por e kurseu argëtimin për një një “arratisje” me njerëzit më të afërt të saj në një ishull privat në Karaibe.
40-vjeçarja ndau me ndjekësit në rrjete sociale disa momente nga pushimet me familjen, dhe megjithëse ajo pranoi se janë kujdesur të respektojnë rregullat e duhura para nisjes, fansat kanë vënë në pikëpyetje nëse ata e kanë kuptuar ashpërsinë e virusit.
40 and feeling so humbled and blessed. There is not a single day that I take for granted, especially during these times when we are all reminded of the things that truly matter. pic.twitter.com/p98SN0RDZD
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) October 27, 2020
Menjëherë vërshuan komentet ndaj yllit të “Keeping Up With The Kardashians”. “Ndihem sikur nuk duhet ta kishit ndarë këtë me ne dhe thjesht ta mbanit për vete. Njerëzit po vdesin dhe ne të tjerët [o vuajmë ndërsa qëndrojmë në karantinë.”, shkroi një përdorues i Twitterit.
“Shumë egoist kur njerëzit po vdesin dhe po humbin punën e tyre,” shkroi një tjetër. “Shpresoj të jeni argëtuar duke pretenduar se gjërat ishin normale, por kurseni një mendim për ata që qëndrojnë në botën reale.“, kanë qenë disa nga komentet e ndjekësve. /abcnews.al