Ditëlindja e Ushtrisë/ Forcat e Armatosura Shqiptare, nga Ismail Qemali te Aleanca e NATO

schedule15:33 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 15:33 - 4 Dhjetor, 2024

Gjashtë ditë pas shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar u themeluan Forcat e Armatosura të Shqipërisë, si një nevojë e natyrshme e një shteti Sovran. Në 112 vite Forcat e Armatosura kanë kaluar në epoka të ndryshme, ndërsa në këtë 4 dhjetor përkujtohet dhe nderohet çdo njëri në uniformë që ka kontribuar dhe vijon të kontribuojë në mbrojtjen dhe sigurinë e tërësisë territorial të shtetit shqiptar.

Prej vitit 1985 Kolonel Fadil Ciroku është pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ka shërbyer në detyra të ndryshme.

“Duke filluar nga komandant toge, dhe tani kolonel. Jeta ka veshtiresite e veta. Te kesh kete uniforme eshte krenari”.

Si një ushtarak në karrierë, Kolonel Ciroku apelin e drejton tek të rinjtë, duke i ftuar të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Aktualisht vendi ka nevojë për 270 ushtarë.

“I bej thirrje cdo te riu te behet pjese e forca te armatosura, do te jete i miretrajnuar dhe i mirepaguar”.

Kapiten Adriatik Llaha e nisi jetën ushtarake në vitin 2008. Nga një familje që ka nxjerrë breza ushtarakësh, ai u rrit me dëshirën për të kontribuar për vendin.

“Jam bashkuar ish Universitetit Skënderbej që sot është akademia e forcave te armatosura. Kam kryer studimet ushtarake dhe inxhinierike, jam titulluar oficer dhe kam vijuar karrieren si ushtarak aktiv i FA. Kam pasur dhe paraardhes të mi në uniformë. Me shume deshira per te gjetur një vend që të kountribuoj për vendin tim”.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë po shkojnë drejt modernizimit dhe forcimit të kapaciteve sikurse edhe aleatët e NATO-s në kushtet e një bote të trazuar me konflikte të hapura.

“Gjendemi në një situatë ku profesioni i ushtarakut është me i mirepaguar dhe mirëtrajtuar, FA po modrrnizohen ne teknike. Po e zgjerojne gamen e perfshirjes se tyre. Sic eshte VKM e fundit per rezerviste ne FA”.

Pas disa vitesh jashtë funksionit, Shqipëria do të riaktivizojë uzinat ushtarake për të prodhuar municione.

“Hapja e industrisë ushtarake që do të sjellë të ardhura. Në akademine e FA kanë filluar proframe te ndryshme Ngritja e njesise ushtarake te sigurise kibernetike”.

Që nga marsi i këtij viti baza ajrore e Kucovës, shërben si bazë e NATO-s në Shqipëri. Gjithashtu është projektuar krijimi i portit ushtarak të Porto Romanos, një gjurmë tjetër e rëndësishme e pranisë së aleancës në vendin tone, duke e kthyer Shqipërinë në një vend strategjik./abcnews.al