Ditëlindja e Nexhmije Pagarushës, ambasadori shqiptar kujton “bilbilin” e muzikës me fjalët e ndjera

schedule09:00 - 7 Maj, 2021

schedule 09:00 - 7 Maj, 2021

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka kujtuar sot artisten e ndjerë Nexhmije Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj.

Përmes një postim në “Facebook” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi shprehet se Pagarusha ka lënë si dhuratë të çmuar zërin e saj të mrekullueshëm.

Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha!

Kishim shumë dëshirë të të kishim sa më gjatë midis nesh. Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim, por njëkohësisht na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm, na le shpirtin e madh të një artisteje të pavdekshme!”, ka shkruar ai krahas disa fotove, ku shfaqet diva e muzikës shqiptare.

Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha!

Kishim shumë…

Posted by Ambasada e Shqipërisë në Kosovë/ Embassy of Albania in Kosovo on Thursday, 6 May 2021

 

Nexhmie Pagarusha u lind më 7 maj 1933. Ajo është cilësuar si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor dhe shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.

Nexhmie Pagarusha ka qenë edhe aktore në disa filma si “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Bilbili i muzikë shqiptare ndërroi jetë më 7 shkurt 2020./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!