Pas vetëm një sezoni të shpenzuar te “blutë” e Chelsea, qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly i dha ditën e sotme lamtumirën, arenës “Stamford Bridge”, teksa është njoftuar se është zyrtarizuar marrëveshja mes “londinezëve” dhe arabëve të Al-Hilal.
Njoftimi erdhi nga të dyja klubet me anë të një postimi në profilet zyrtare të tyre në rrjetet sociale, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës “faraonike” të 32-vjeçarit me “gjigandët” arabë”.
Në kontratën e tij të re, e cila do ketë një kohëzgjatje prej 3 vitesh, Koulibaly do të përfitojë shifrën “faraonike” prej 30 milionë eurosh në sezon, teksa pritet që me skuadrën e Al-Hilal të bashkohen dhe lojtarë të tjerë këtë verë, siç është dhe Demarai Gray. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i Chelsea:
Kalidou Koulibaly has completed a move to @Alhilal_FC. ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 25, 2023