Klubi i Apolonisë është zgjuar sot me nja lajm të keq. Një nga tifozët më të zjarrtë e të dedikuar të klubit prej dekadash, Pirlo Toska, është ndarë nga jeta pasi humbi betejën me koronavirusin.
Lajmin e bën të ditur klubi i Apolonisë, që rendit gjithë kontributet e Toskës për klubin nga Fieri dhe i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
POSTIMI – Një lajm i trishtë për të gjithë ne. Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta një nga tifozët më të veçantë dhe me besnik të Apolonisë Z.Piro Toska. Pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës (Covid-19) zemra e tij ka pushuar së rrahuri.
View this post on Instagram
Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi.
Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive “Miqtë e Apolonisë”, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë
Klubi i Futbollit Apolonia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. U prehsh në paqe profesor Piro! abcnews.al

