Dite zie për terroristët/ Në Serbi, flamujt ulen në gjysmështizë, anulohen aktivitetet

schedule15:18 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:18 - 27 Shtator, 2023

Në Serbi dhe Republikën SRPSKA, entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë e mërkura është shpallur ditë zie për të ndërruar 4 terroristët që u vranë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Flamujt u ulën në gjysmështizë teksa të gjitha aktivitet u anuluan. Kater terroristët e vrarë në Banjskë, u nderuan edhe në Mitrovicën e Veriut.

Qytetarë serbë, ndezën qirinj poshtë fotografive të agresorëve serbë, autorët e sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku për pasojë humbi jetën dhe një efektiv, dhe u plagos një tjetër.

Mes të të pranishmëve ishin dhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiç e Igor Simiç. Mirëpo ajo që vie në sy është fakti që rakic përkulët para fototgrafive dhe i puth.

Shpallja e ditë zie është kritikuar nga faktori nërkombëtar. Një ditë më parë kryeministri i shqipërisë edi rama e konsideroi një akt të papranueshëm por edhe të dhunshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!