Ditë zie për shkrimtarin e njohur shqiptar, ndahet nga jeta bashkëshortja

schedule15:56 - 27 Nëntor, 2021

schedule 15:56 - 27 Nëntor, 2021

Sot një ditë shumë e trishtë për shkrimtarin e njohur, Ylljet Alicka. Bashkëshortja e tij, Lindita ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhen ditën e dielë.

“Të dashur miq, Ju falenderojmë për ngushëllimet tuaja të ngrohta. Ju njoftojmë se përcjellja për në banesën e fundit (Sharrë), e bashkëshortes, nënës dhe gjyshes së shtrenjtë Lindita Musaraj-Alicka bëhet ditën e dielë, 28.11.2021, ora 12:00, nga shtëpia. Adresa Rr. Dervish Hima, ish-pallati Klan, Tiranë”, ka shkruar Aliçka.

Ylljet Alicka është një nga shkrimtarët dhe skenaristët më të njohur shqiptar. Ai mori famë më së shumti si autor i romanit Parullat e gurta. Gjithashtu, ka qenë i angazhuar edhe në profilin politik si ambasador i Shqipërisë në Francë./abcnews.al