Sor për aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj është një ditë vërtetë e trishtë.
Ajo ka humbur të atin dhe lajmin e ka dhenë përmes një postimi në Instagram.
Rudina ka postuar një foto të të atit dhe shkruan me shumë hidhërim: “I shtrenjti im,me thave shpirtin ! Lamtumire diell zemre! Shko prane Zotit , Rexhep Dembacaj”.
Babai i aktores vuante prej disa kohësh nga një sëmundje, të cilën nuk ka mundur ta përballojë. Së fundmi, Rudina i ka dedikuar atij edhe një tatuazh, që e ka ndarë me fansat në blogun e saj./abcnews.al