Ditë zie për Papa Françeskun/ Rama: Nderojmë Atin e Shenjtë, një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë

schedule08:11 - 26 Prill, 2025

schedule 08:11 - 26 Prill, 2025

Shqipëria e ka shpallur të shtunën ditë zië kombëtare, për nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një video të Atit të Shenjtë në Vatikan, Rama u shpreh se Papa ishte një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!