Ditë zie për Flori Mumajesin, kantautori humb të ëmën

schedule16:49 - 24 Shkurt, 2021

schedule 16:49 - 24 Shkurt, 2021

Flori Mumajesi ka humbur të ëmën. Burime të afërta për abcnews.al kanë konfirmuar se nëna e tij ka ndërruar jetë një ditë më parë, duke lënë pas shumë dhimbje tek familjarët dhe njerëzit më të ngushtë të saj. Ajo u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme.

Nëna e Mumajesit nuk ka mund ta fitojë betejën me sëmundjen, nga e cila vuante prej kohësh. Ditët e fundit ka qenë e shtruar në spital, ku merrte mjekimin. Stafi i abcnews.al i shpreh ngushëllimet këngëtarit për këtë humbje të madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!