Ditë zie kombëtare/ Një minutë heshtje në shkolla, mësuesit: Nxënësit janë të prekur nga tragjedia

schedule15:59 - 13 Shkurt, 2023

schedule 15:59 - 13 Shkurt, 2023

Një minutë heshtje u mbajt këtë të hënë në shkollat e vendit në nder të mijëra viktimave të tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.

Nxënësit e shkollës “Klodian Tanushi” në Tiranë në dritare vendosën edhe qirinjtë për të gjithë ata që humbën jetën nën rrënoja.

Tragjedia e 6 shkurtit i kujton kësaj nxënësje tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019 në vendin tonë.

Drejtori i shkollës Lulzim Lika thotë se vendimi për të mbajtur një minutë heshtje është respektuar nga të gjithë nxënësit, pasi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti i ka prekur të gjithë.

E hëna e 13 shkurtit u shpall ditë zie kombëtare në vend. Flamujt u ulën në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë për të shprehur solidaritetin për shtetin turk./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!