Ricardo Kaka ka qenë një ndër futbollistët më të mirë në botë. Ylli brazilian fitoi Topin e Artë në vitin 2007, para se Messi e Ronaldo të dominonin dekadën e ardhshme.
Me fanellën e Milanit në mesin e viteve 2000, Kaka ishte i pandalshëm. Sot, braziliani feston ditëlindjen e tij të 38-të, një ditë tepër speciale për të. Në këtë ditë të shënuar të Kaka, duam të rikujtojmë dy shprehje të rivalëve dhe shokëve të tij, që do të mbahen mend gjatë.
“Për tre vite të plota, ai ishte futbollisti më i mirë në botë. Ka qenë një periudhë kur ekipet kundërshtare nuk ia kishin idenë si ta ndalnin”, u shpreh Andrea Pirlo pak kohë më parë. Ndërsa Lampard, u shpreh: “Kaka ka qenë i vetmi futbollist për të cilin do të paguaja para për ta parë në fushë”./abcnews.al