Ditë rinovimesh te Dinamo. Klubi i famshëm shqiptar, që ia ka dalë të shpallet 18 herë kampion Shqipërie, vuan prej vitesh në Kategorinë e Parë.
Drejtuesit besojnë se sezoni i ri do të jetë i duhuri për t’u rikthyer ne elitë dhe po punojnë për përforcimin e skuadrës.
Sot është zgjatur bashkëpunimi me tre futbollistë. Erald Kolgega, Nico Paterni dhe Damiano Pontrelli, kanë rinovuar me një vit dhe do të japin gjithçka për të ndihmuar “nëndetësen” në realizimin e objektivit Superiore.
“Erald Kolgega, Nico Paterni dhe Damiano Pontrelli do të jenë edhe sezonin e ri pjesë e projektit të Dinamos.
Të tre lojtarët zhvilluan një sezon të shkëlqyer në pjesën e dytë të kampionatit, ndërsa dëshira për të vijuar bashkëpunimin ishte e të dyja palëve“, lexohet në njoftimin e klubit kryeqytetas. /abcnews.al