Largime në masë te Shkëndija e Tetovës. Pesë futbollistë janë larguar së fundmi, ndërkohë që prej muajit nëntor e mbylli bashkëpunimin me kuqezinjtë edhe braziliani Juan Felipe. Largimi më i rëndësishëm është ai ai mbrojtësi Egzon Bejtullai, i cili ka oferta të rëndësishme.
“Egzon Bejtullait i skadon kontrata dhe duke parë dëshirën e futbollistit për të vazhduar karrierën jashta vendit, KF Shkëndija i e falemenderon mbrojtësin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë suksese në të ardhmen”, thotë mes të tjerash në njoftim klubi i Shkëndijës.
Zeni Husmani, Shefit Shefiti, Jakup Berisha dhe Salejdin Mustafi gjithashtu janë lënë të lirë. “Me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi me mesfushorin Zeni Husmani, ndërsa në kërkim të më shumë hapësirave për aktivizim klubi nuk paraqitet pengesë për largimin e Shefit Shefitit dhe Jakup Berishës, ndërsa Salejdin Mustafi në të ardhmen do të kalojë si trajner i portierëve te moshat e klubit”, thuhet në komunikatën e klubit tetovar. /abcnews.al