Ditë historike për Papiss Cisse, 8 vite më parë shënoi golin e karrierës

schedule17:19 - 2 Maj, 2020

schedule 17:19 - 2 Maj, 2020

Data 2 maj, është shumë speciale për ish-sulmuesin e Newcastle në Premier League, Papiss Cisse. Ndryshe nga sezonet e fundit, në vitet 2010, “Qymyrxhinjtë” ishin ekip që hidhnin kandidaturën çdo sezon për kompeticionet europiane.

Në sezonin 2011/12, Newcastle kishte në sulm dyshen shumë të fortë, Demba Ba dhe Papiss Cisse, ndërsa pas tyre qëndronin dy francezët Yohann Cabaye dhe Hatem Ben Arfa. Pikërisht me datë 2 maj 2012, sulmuesi Papiss Cisse shënoi një nga golat më të bukur të Premier League.

Në takimin kundër Chelsea, në “Stamford Bridge”, Newcastle po udhëhiqte me rezultatin 0-1. Në sekondat e fundit të sfidës, Papiss Cisse do të shënonte nga një distancë e pamundur, me pjesën e jashtme të këmbës së tij dhe do të shokonte gardianin Petr Cech dhe të gjithë të pranishmit në stadiumin londinez. Një gol i gjithi për t’u ndjekur!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!