Ditë historike për Iranin, femrat lejohen në stadium

schedule15:15 - 10 Tetor, 2019

schedule 15:15 - 10 Tetor, 2019

Data e sotme do të hapë një kapitull të ri në historinë e futbollit Iranian. Sot për herë të parë, femrat mund të ndjekin një ndeshje futbolli live nga shkallët e stadiumit. Tingëllon çuditshëm, por deri më sot ato nuk e kishin të lejuar hyrjen në stadium.

Amnesty and Human Rights Watch i kishte bërë thirrje FIFA-s që t’i jepte fund kësaj situate të krijuar që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979. Pak kohë më parë, një vajzë e quajtur Sahar Khodayari, vrau veten për shkak se iu ndalua të ndiqte ndeshjet e Esteghal në Teheran.

Presioni u rrit shumë dhe FIFA kërkoi që Irani të ndryshonte qëndrim dhe të lejonte femrat në stadium. Më në fund kjo ditë erdhi dhe ndeshja e sotme pritet të jetë një festë e vërtetë për iranianët. Kombëtarja e Iranit ndeshet sot në orën 15:30 me Kamboxhian,  sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Pritet një numër i madh tifozësh, mes tyre 3500 femra. /abcnews.al