Pas Emiljano Mustës dhe sulmuesit Ilir Camaj, tek Egnatia kanë zyrtarizuar edhe portierin Alen Sherri.
I larguar nga Laçi, shkodrani ka firmosur për dy vite me klubin nga Rrogozhina.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka nënshkruar për dy sezone me portierin e talentuar Alen Sherri.
Shkodrani pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”, shkruhet në njoftimin e Egnatias. / abcnews.al