Pesë duele në të njëjtën dhe pikëpyetje që mund të marrin përgjigje sot. Superiorja zhvillon javën e 34-t prej orës 17:15 dhe janë disa ndeshjet me interes.
Klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe për kampionët, por për shkodranët është një finale për Europën.
Finale për të njëjtin objektiv e ka edhe Partizani në transfertë kundër Egnatias, apo Kukësi që pret Dinamon në shtëpi.
Skënderbeu-Laçi është një duel mes skuadrave që i kanë arritur objektivat, kurse Teuta luan në transfertë me Kastriotin me synim fitoren, për të shpresuar në mrekullinë Europë. / abcnews.al