Ditë e zezë për Maqedoninë, 26 viktima dhe 1295 të infektuar nga koronavirusi

schedule23:46 - 12 Nëntor, 2020

schedule 23:46 - 12 Nëntor, 2020

Dita e sotme ka qenë tragjike në Maqedoni. Ministra e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3315 testime për COVID-19 dhe prej tyre 1295 kanë rezultuar pozitivë, ose 39 për qind e testeve.

Shkupi vijon të kryesojë me numrin më të lartë të infektimeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 26 pacientë nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 429 persona.

Gjithsej deri më tani janë bërë 283085 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 43835, numri i pacientëve të shëruar është 25782, ndërsa numri i rasteve aktive është 16815./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!