Ditë e zezë për këngëtarin Ylli Limani, humb njeriun e shtrenjtë: Nuk po më besohet

schedule21:05 - 26 Qershor, 2022

schedule 21:05 - 26 Qershor, 2022

Një ditë e zezë kjo e sotmja për artistin e njohur Yll Limani. Ai ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë i cili fatkeqësisht është ndarë sot nga jeta.

Ka qenë vetë këngëtari i preferuar nga mijëra të rinj shqiptarë, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë lajm të hidhur.

Ylli ka publikuar një foto të të ndjerit në Instagram duke shkruar se ende nuk i besohet. I bindur se do takohen sërish në jetën e përtejme, Ylli e mbyll dedikimin e tij duke thënë se nuk do e harrojë kurrë.

“S’po m’besohet. Rroni jonë, shkove shumë herët… Shpirti yt i mirë u prehtë në paqe, e ishalla s’ki ma dhimbje. E di që prapë kena mu pa, me kesh, me nejt, me bo hajgare, edhe unë me t’nguc për shijet e tua muzikore. Gjithë ki me u mbajt në mend si njeriu që ka bo dritë n’çdo dhomë që ka hy… Rronay, shoku jonë, you ëill forever be missed” -ka shkruar Ylli.

/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)