Në Spanjë këtë të enjte është shënuar një tjetër shifër e zezë në lidhje me numrin e personave që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet.
Në statistikat e fundit rezulton se 950 njerëz kanë vdekur, duke e çuar në 10,003 numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në këtë shtet.
Ndërkohë deri më tani 110.238 persona janë konfirmuar të infektuar, ndërsa 27,000 janë shëruar.
Spanja dhe Italia janë dy vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë. Spanja eshte e dyta persa i përket numrit të viktimave dhe e treta në botë për numrin e të infektuarve me nje diferencë shumë të vogël nga Italia. /abcnews.al