Ditë e zezë në Greqi, raportohet sot rekord viktimash nga Covid

schedule16:36 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 16:36 - 6 Dhjetor, 2021

Vijon të jetë e rëndë situata sa i takon pandemisë në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot 4943, raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 971,148.

Sot raportohet rekordi me viktima. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetëmn 116 persona, duke shënuar kështu numrin më të lartë të të vdekurve gjatë kësaj vale. Shifra më e lartë është raportuar në mars me 134 viktima.

Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 18716 vdekje. 95.4% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!