“Ditë e veçantë për Tiranën”, Duka: Kemi “djalin” tonë te Roma, prandaj e mbështes

schedule11:18 - 24 Maj, 2022

schedule 11:18 - 24 Maj, 2022

Armando Duka, së bashku me ish-kapitenin e kombëtares dhe Erion Veliajn prezantuan ditën e sotme në “Sheshin Skënderbej” traofeun e Conference League, me finalen që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” duke nisur që nga ora 21:00.

Duka iu uroj mirëseardhjen të gjithë tifozëve të Romës dhe Feyenoord-it në Tiranë, ndërsa iu uroj suksese skuadrave në fjalë në finale.

“Mirëserdhët në Tiranë, sot është një ditë e veçantë për ne që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Conference Leagues. Është ditë e veçantë për Tiranën është ditë fantastike. Ju urojmë mirëseardhjen dhe ju urojmë të vini përsëri në Tiranë. Ju uroj të gjithë bashkë ta shijojmë këtë aktivitet. Ju uroj suksese ekipit të Romës dhe të Feyenoordit, uroj që të dy ekipet të dhurojnë sa më shumë spektakël”, deklaroi fillimisht Presidenti i FSHF-së.

Kreu i FSHF-së shtoi se një nga arsyet kryesore pse mbështet skuadrën e Romës është Marash Kumbulla, ndërsa I uroi suksese edhe Feyenoordit në këtë finale.

Rëndësia e organizimit të finales: “Sot është një ditë e bukur sepse presim këtë finale, vërtetë kemi pasur mendime të ndryshme e skepticizma a do jetë kjo finale në Shqipëri. A është vërtetë kaq e rëndësishme? Po është vërtetë shumë e rëndësishme, e kemi finalen, të gjithë bashkë kemi bërë maksimumin. Padyshim që UEFA duhet falenderuar që mundësoi organizimin e këtij kompeticioni, edhe ne si bashkëpunëtor. Por kjo tregoi se Shqipëria është një vend që mund të organizojë, një vend që duhet vizituar.”

Si u arrit? “Mendoj se kjo finale është kulmi i organizimit të një eventi në Shqipëri në këto 30 vite demokraci, do përpiqemi të organizojmë edhe evente të tjera. Ne kemi ardhur në këtë finale me projekt, program dhe një objektiv. Kemi punuar për të arritur objektivin. Kemi organizuar turne për U-17, U-19, UEFA e ka parë që mund të organizonim turne, pastaj u ndërtua stadiumi dhe u pa që mund të organizonim edhe finale.”

Finalja e parë e këtij kompeticioni: “Jam shumë i lumtur që ne kemi ndeshjen e parë finale të këtij kompeticioni, mbi 50 skuadra kanë luftuar për të ardhur në Tiranë. Feyenoordi e ka nisur me Dritën e Kosovës për të ardhur në Tiranë.”

Tifozeri me Kumbullën dhe Romën : “Më kanë kritikuar se kam thënë se unë mbështes Romës, më kanë thënë që duhet të them të fitojë më i miri. Dakord të fitojë më i miri, por te Roma ne kemi djalin tonë, Kumbullën dhe jam i sinqertë. Normal unë i uroj suksese edhe Feyenoordit, uroj që ta kalojnë sa më mirë këtu dhe të rikthehen në Shqipëri, e të mos mërziten nëse ndonjë bën tifo për Romën.

Arritja e finales: “Çdo gjë me punë arrihet, padyshim që është shumë e vështirë që të arrish një kompeticion të tillë. Por të gjithë për këtë gjë punojmë për të pasur sa më shumë suksese, krijojmë shembuj pozitiv që fëmijët t’i ndjekin.”

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!