Ditë e veçantë për Kumbullën, Roma me mesazh urimi në 22-vjetorin e mbrojtësit

schedule14:50 - 8 Shkurt, 2022

schedule 14:50 - 8 Shkurt, 2022

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, sot është një ditë e veçantë. Mbrojtësi i Romës ditën e sotme bën 22-vjeç ku ka marrë edhe shumë urime një tifozët, por edhe nga vetë klubi verdhekuq.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Roma bën urimin për 22-vjeçarin, teksa kanë zgjedhur që këtë urim t’ia bëjnë përmes disa videove ku mbrojtësi luan me skuadrën italiane.

“Sot mbrojtësi ynë mbush 22-vjeç”, shkruan Roma që postoi një video nga disa momente të Kumbullës gjatë ndeshjeve. Vetë shifrat e moshës tregojnë qartësisht të ardhmen që e pret këtë lojtar, që ka shumë potencial.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!