“Ditë e bukur sot”, mesazhi i Yuri Kim sapo shkel në selinë blu

schedule11:37 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 11:37 - 14 Dhjetor, 2021

Ambasadorët e vendeve të Perëndimit “zbarkuan” mëngjesin e sotëm në selinë blu, një ditë pasi aty shkoi dje për herë parë pas 9 shtatorit lideri historik Sali Berisha.

Diplomatët e huaj u pritën në hyrje të PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku. Ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka hezituar të japë edhe një mesazh sapo shkel selinë blu. “Ditë me diell. Ditë shumë e bukur sot”, i thotë ajo Tabakut teksa futet brenda në PD.

Lexo edhe: “Perëndimi” zbarkon sot në selinë e PD-së, takim me Bashën

Sakaq, një mesazh i tillë u dha edhe nga Lulzim Basha ditën e djeshme. “Ditë shumë e bukur sot”, u tha Basha gazetarëve para selisë, përpara se të “mësynte” Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Vizita në selinë e PD-së nisi në orën 10:00, ku ambasadorja e SHBA, Yuri Kim,  ai i BE-së, Luigi Soreca, ai italian Fabrizio Buci, ai gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja Elisabeth Barsac francez. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!