Idriz Batha feston sot 27-vjetorin e lindjes. Mesfushori po zhvillonte një super sezon deri në momentin që kampionati u ndërpre nga përhapja e koronavirusit. Urimet për të kanë qenë të shumta, teksa I veçantë është ai i Tefik Osmanit.
“Ça të thotë menaxheri ty, ti këndon vetë”, shkruan korçari në videon ku Batha shfaqet duke kënduar “Gëzuar ditëlindjen” në anglisht. Qendërmbrojtësi ka postuar edhe një foto gjatë kohës që ishte pjesë e Skënderbeut.
Aty shfaqet edhe ish-arbitri, Lorenc Jemini. “Eh mor Osman sa i urtë ke qenë”, shkruan Jemini në formë batute me Tefik Osmanin. /abcnews.al