Vendi ditën e sotme do të shoqërohet me kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Por në zonat e thella malore do të ketë vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat nga 17°C deri në 39°C.
Era do fryjë lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.