Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet me reshje të pakta në zonat veriore dhe Qëndrore por rrebeshe shiu do ketë në Jug.
Por pjesa e dytë e ditës sjellë largim të vranësirave dhe reshjeve nga territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura dhe reshje të izoluar dominojnë motin në Kosovë gjatë paradites, KU më të dukshme reshjet do jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të saj.
Por duke ju afruar mesditës vranësirat dhe reshjet largohen nga Kosova duke ja lënë vendin motit të kthjellët.
Maqedonia e Veriut
Paraditja parqitet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta, por pas mesditës vranësirat shtohen duke sjellë rrebeshe shiu në gjysmën perëndimore të MV.
Ndersa orët e mbrëmjes dhe kryesisht natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet./abcnews.al