Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm ku vranësirat e shpeshta mbizotërojnë të gjithë republikën e Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur pritet zhillim i vranësirave duke sjell reshje shiu në vendin tonë. Herë pas herë në zonat verilindore do ketë dhe rrebeshe afat shkurtra.
Por mbrëmja dhe nata përmirësojnë graduallisht kushtet atmosferike në një pjesë të mirë të territorit megjithëse shirat mbeten të izoluar në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndieshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Orët e para të ditës në Kosovë do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësinë për reshje të papërfillshme shiu në zonat kufitare në tërritorin shqiptar. Mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë republikën e Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV në pjesën e parë të ditës do të ketë vranësira të shumta, KU më të dukshme do të jenë në zonën Perëndimore duke gjeneruar reshje shiu. POR pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të dukshëm të motit në territorin e MV./abcnews.al