Vendi ditën e sotme pritet të shoqërohet nga kthjellime, por të shoqëruara me vranësira.
Sipas MeteoAlb vendi do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore, por kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët./abcnews.al/