Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët dominon në territorin shqiptar deri në mesditë kur vanësira kalimtare shfaqen fillimisht në Rajonin Verior. Pasditja sjellë kalime vranësirash edhe në pjesën tjetër të shqipërisë POR pa sjellë reshje.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbizotërojnë deri mëngjesin pas- ardhës.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë paradites në territorin e kosovës. POR mesdita sjellë shfaqe të vranësirave fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht përfshijnë gjithë territorin deri në orët e vona të pasdites por pa sjellë reshje.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin në MV gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al