Dita Ndërkombëtare e Punës/ Sindikatat paralajmërojnë sërish protesta në Francë

schedule10:01 - 1 Maj, 2023

schedule 10:01 - 1 Maj, 2023

Sindikatat planifikojnë të përdorin ditën e sotme të punës për t’i dhënë një shtysë të re protestave masive kundër reformës së pensioneve të promovuar nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron.

Autoritetet franceze presin që 500,000 deri në 600,000 njerëz të marrin pjesë në më shumë se 300 mitingje në të gjithë vendin. Qeveria e Macron e konsideron një fakt të kryer reformën e pensioneve, e cila parashikon veçanërisht rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Mirëpo sindikatat dhe një pjesë e opozitës nuk janë dakord, përkundrazi duan të vazhdojnë luftën kundër tij dhe të pengojnë zbatimin e masave nga 1 shtatori.

Në Paris pritet të marrin pjesë 100 mijë persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!