Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, Meta: Zgjohuni, mos lejoni që betoni të zhdukë gjelbërimin

schedule09:25 - 5 Qershor, 2020

schedule 09:25 - 5 Qershor, 2020

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë apel që të mos lejohet keq menaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit.

Po ashtu, Meta përmend “pushtimin” e betonit, “lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria që sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.”

Sipas Metës, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë “diamanti” i Mesdheut dhe Evropës.

Duke thënë që Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, Meta thekson se të gjithë duhet ta mbajmë të pastër e të gjelbër, dhe një vend të mirë e të shëndetshëm për të jetuar!

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.

Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë “diamanti” i Mesdheut dhe Europës!

Por të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur çdo dhuratë që na ka falur Zoti!

Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët! Ta mbajmë të pastër e të gjelbër, dhe një vend të mirë e të shëndetshëm për të jetuar!

Do të jem në mbështetje të shoqërisë civile, aktivistëve të ndershëm e patriotë dhe çdo komuniteti që duke mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore mbron të ardhmen e begatë të Shqipërisë! ????  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!