Dita më e vështirë, Casillas: Isha me fat, jam gjallë vetëm falë një personi

schedule16:42 - 9 Prill, 2020

schedule 16:42 - 9 Prill, 2020

1 maji i vitit të kaluar ishte dita më e vështirë e jetës për Iker Casillas. Portieri i famshëm pësoi një infarkt gjatë stërvitjes me Porton. Mjekët e klubit portugez reaguan shpejt dhe 38-vjeçari shpëtoi.

Spanjolli, i cili i dha fund karrierës së lavdishme pas kësaj ngjarje, i është rikthyer edhe njëherë atij momenti të frikshëm në një bisedë të bërë në rrjetet sociale dhe disa nga ish-shokët e skuadrës, të sjellë nga AS.

Isha jashtëzakonisht shumë i frikësuar. Pata fatin e madh që ndodhesha në stërvitje, sepse mjeku veproi shumë shpejt dhe më shpëtoi jetën. Nëse do të më kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, nuk do të isha më i gjallë”, rrëfen një nga portierët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit. /abcnews.al