Për disa vite rresht, e hëna e tretë në janar është quajtur e hëna blu. Kjo sepse konsiderohet të jetë dita më melankolike e vitit, dita kur njerëzit mbingarkohen nga emocione të pakëndshme më shumë se çdo ditë tjetër e vitit, të paktën sipas ithtarëve të teorisë.
Gjithçka filloi në 2005, kur akademiku Cliff Arnall përdori një ekuacion për të provuar se kjo ditë ka një ngarkesë të fortë psikologjike.
Llogaria e zbrazët bankare pas pushimeve, moti i keq i janarit, koha e gjatë që na ndan nga festat e ardhshme, rëndojnë psikologjinë tonë dhe kështu doli e hëna blu.
Në fakt, ajo ndërthuri motin e keq të janarit dhe gjendjen psikologjike të njeriut pas Krishtlindjeve. Sipas të dhënave shkencore, është gjithashtu dita kur shumica e njerëzve në botë e kuptojnë se sa jashtë qëllimeve dhe orarit janë dhe ndjejnë një melankoli të thellë.
Dr. Cliff u erdhi në ndihmë të shkencëtarëve të tjerë. Nutricionistja Alison Clark pohon se janari është muaji kur jemi përballur me detyrimet dhe realitetin e ashpër pas relaksimit të pushimeve.
Sidoqoftë, shumica e shkencëtarëve besojnë se formula nuk mund të qëndrojë shkencërisht dhe nuk pranohet. l.k/abcnews.al