Vajza e çiftit të famshëm, Katy Perry dhe Orlando Bloom feston përvjetorin e parë të lindjes. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me famë botërore e ka konsideruar ardhjen në jetë të vogëlushes, Daisy Dove si ditën kur nisi dhe jeta e saj.
“1 vit më parë sot është dita kur filloi jeta ime. Gëzuar ditëlindjen e parë pëllumbi im, dashuria ime.”, shkroi 36-vjeçarja. Këngëtarja e “California Girls” mirëpriti fëmijën e parë me Bloom në gusht 2020, duke e bërë aktorin baba për herë të dytë. Aktori ka dhe një djalë 10 vjeçar me ish-gruan Miranda Kerr.
Çifti, i cili u fejua në shkurt të 2019-ës e kanë mbajtur vajzën e tyre larg vëmendjes së publikut që nga lindja e saj. /abcnews.al